‘Blindohet’ Korça, ja çfarë pritet të ndodhë sot me ‘të rrezikshmin’ Zani Çaushi

Ish-kreu i Bandës së Vlorës Zani Çaushi do të dalë sot përpara “Togave të zeza” të Korçës për të kërkuar lirimin me kusht.

Për dërgimin e Zani Çaushit në Gjykatë, Policia e Korçës ka marrë masa të rrepta sigurie, duke bllokuar të gjithë trafikun pranë Gjykatës dhe shtuar numrin e efektivëve. Aktualisht, ish-kreu i Bandës së Vlorës po vuan dënimin në Burgun e Drenovës dhe është dënuar me b urg përjetë mirëpo, kërkon të lerë qelinë.

Pak ditë më parë Zani Çaushi paraqiti kërkesën e tij për të fituar lirinë me kusht, me pretendimin se tashmë është rehabilituar dhe do të nisë një jetë normale.

“Jam rehabilituar, kam fëmijë të mitur dhe do të punësohem nëse më lirojnë”, ka thënë Zani Çaushi ndër të tjera në kërkesën e tij.