Blendi Fevziu zbulon detajin e frikshëm të zhdukjes së biznesmenit italian: “Ai bën transporte të çuditshme në…”

Gjatë emisionit “Opinion”, Blendi Feviziu dhe të ftuarit diskutuan dhe bënë analiza të shumta rreth zhdukjes së biznesmenit italian, Davide Pecorelli.

Makina e tij u gjet e djegur në Pukë ndërsa sipas deklaratës të së shoqes, ai kishte një shumë të vogël parash me vete që do t’i përdorte për udhëtim. Teksa disa mendojnë se ai mund të ketë humbur jetën si pasojë e ndonjë aksidenti, detajet e fundit të zbuluara nga gazetari në emision thonë të kundërtën.

Fevziu lexoi një mesazh që i erdhi në telefonin e tij ku thuhej se Davide mund të jetë duke u mbajtur peng diku. Sipas disa informacioneve, tha ai, ekziston mundësia që italiani të bënte transporte të çuditshme nga Shqipëria drejt Italisë./Source.al