Blendi Fevziu: “Nuk dua t’ja di fare për njerëzit që ftoj në emision, le të më shajnë”

Blendi Fevziu, gazetari dhe moderatori më i famshëm shqiptar ishte dje i fituar në Top Albania Radio për të folur mbi gjithcka thuhet për të, për karrierën, për politikën e jo vetëm.

Si një ndër ato persona që jo rrallëherë e humbet toruan në emision, Blendi u pyet se cfarë mendojnë të ftuarit e tij për të dhe nëse ata kanë një mendim jo të mirë, përse i fton në emision.

Ai u shpreh se nuk i plas fare nëse njerëzit e shajnë apo e ofendojnë, madje edhe ky është një i ftuar ai përsëri do ta sjellë në “Opinion” pavarësisht fjalëve. Blendi u shpreh se nuk ja ndjen fare për të ftuarit, ata janë të lirë që ta shajnë.

“Unë jam i ftohtë, jam i ftohtë si ndaj emisionit, si ndaj të ftuarit, nuk dua t’ja di fare nëse personat që vinë… se shoh njerëz që më thonë ‘uuu si fton ti këtë, ky të ka sharë’ as më bëhet vonë fare për këtë, në qoftë se më duhet për emision, kjo nuk hyn fare në llogarinë time, s’kam asnjë lloj emocioni as ndaj të ftuarve, as ndaj asaj që ata thonë… Emocioni i vetëm për mua është që të eci mirë emisioni!” -tha ai