‘Bizneset më thonë na mbyllni se na morët më qafë!’, Fevziu nxjerr blof drejtorin e Urgjencës

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është shprehur se shumë prej bizneseve i kërkojnë që Komiteti Teknik i Ekspertëve t’i mbyllë.

I ftuar në “Opinion”, Brataj bëri këtë deklaratë paksa delirante, duke pasur parasysh peripecitë e bizneseve dhe humbjet e mëdha të tyre gjatë karantinës së parë.

“Problemi qëndron në Tiranë. Madje ka biznese që na kërkojnë t’i mbyllim. Aman o thonë na mbyllni se na morët më qafë, do detyrohemi të mbyllemi vetë,”– tha Brataj.

Por kjo deklaratë shkaktoi të qeshura në studio.

“Ku ka shqiptar që e thotë këtë more, ma gjej një,”- i tha gazetari Blendi Fevziu.