“Bisha e Lindjes” po vjen dhe në Shqipëri, acar i vërtetë po afron, ja sa do zgjasë dimri siberik

“Bisha e Lindjes” do të vije edhe tek ne, por mbetet ende enigmatike distribuimi i reshjeve të borës në hapësira të ndryshme gjeografike. Temperaturat do të shënojnë ulje drastike ditëve të ardhshme dhe pritet acar i vërtetë siberik. Edhe ndjesia subjektive e të ftohtit do të jetë mjaft e lartë për shkak të erërave të akullta veriore.

Sipas ecurive aktuale mund të konkludojmë se kohëzgjatja e këtij acari do të jetë të paktën një javë me dobësime dhe fuqizime të herëpashershme gjatë kësaj periudhe. Po ashtu ekziston mundësia reale që acari Siberik të qëndrojë edhe më gjatë, por kjo varet nga ecuritë sinoptike gjatë ditëve të ardhshme.

Pra, jemi në prag të ndryshimit drastik të temperaturave dhe motit të vërtetë dimëror i cili do të zgjasë të paktën një javë, me mundësi që të ketë edhe goditje tjera të cilat do të shtonin kohëzgjatjen e acarit./Meteoballkan