Bilanc i zi për Shqipërinë, 12 viktima për 24 orë, mes tyre një 34-vjeçar

Ditën e sotme në vendin tonë është shënuar një rekord i zi, ku vetëm në 24 orë kanë humbur betejën me koronavirusin 12 persona, mes tyre edhe një 34 vjeçar nga Durrësi.

Viktimat e tjera ishin: një 66 vjeçar nga Lezha; një 69 vjeçar dhe një 77 vjeçar nga Pogradeci; një 71 vjeçar nga Berati; një 51 vjeçar, një 56 vjeçar, një 69 vjeçar, 75 vjeçar dhe 78 vjeçare nga Tirana’ një 67 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Korça. Ministria e shëndetësisë bëri me dije se jane shenuar 525 raste të reja të infektuar.