Bieta e nxorri zbuluar, Alban Dudushi e le Top Channel pas 20 vtesh?

Prezantuesi Alban Dudushi ka 20 vite punë në televizionin e “Top Channel”. Mirëpo së fundmi rrjeti po zien nga lajmet se ai mund të largohet. Gjithçka ka nisur nga një video e publikuar nga moderatorja Bieta Sulo në Instagram. Pasditen e djeshme i ftuar në “Ftesë në pesë” ishte artisti i ri Mato Lale. Ai ka repuar në studio, duke u shprehur me shaka se do t’i zërë vendin Albanit.

“Ka ca muaj që e kanë lënë bosh studion, do të të shkonte”, u shpreh Bieta. Po ashtu ajo ka shkruar krahas videos “Pas 20 vitesh në Top Channel, Alban Dudushi ia lë stafetën Mato Lales?”.

“Revista Who” ka kontaktuar me Albanin, i cili ka thënë se në Shtator do të rikthehet në ekran, por pa përmendur ku.