Bie nga lartësia e pallatit një 30 vjeçar në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Tiranë ku një i ri dyshohet se ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në zonën e Astirit në Tiranë.

Mësohet se ai është rreth 30-vjeç dhe ka rënë nga lartësia e një pallati në rrethana ende të panjohura, shkruan JOQ Albania. Ende nuk dihet gjendja aktuale e të riut ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca.

LAjmi i referohet një mesazhi të mbërritur nga një qytetar i cili shkruan: “Bie nga pallati nje person ne Astir. Nuk esht se kemi shum info Tani e ka Marr ambulanca Po siduket ka Ren nga Kati 7. Ka rreshqitur. Rreth te 30-ave. Ka ndodhur para 10 minutash.”