Beteja me Covid-19, Yuri Kim jep lajmin fantastik për shqiptarët

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka bërë me dije se SHBA i ka dhuruar Shqipërisë 32.160 teste të reja për Covid-19 dhe një makinë automatike për të nxjerrë sa më shpejt rezultatin e testeve.

“Aleatët ndihmojnë gjithmonë njëri-tjetrin në raste nevoje”, shkruan Kim në mesazhin e saj.

“Për të ndihmuar Shqipërinë të kryejë më shumë teste për COVID-19, këtë javë USAID/Albania dhuroi komplete të tjera testimi në Institutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin Nënë Tereza, duke sjellë numrin e përgjithshëm të testeve të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara për popullin shqiptar në 32,160. USAID dhuroi gjithashtu një makinë të automatizuar nxjerrëse e cila pastron ARN-në duke mundësuar stafin e ISHP-së të përpunojë më shumë teste dhe më shpejt. Jemi krenarë që ofrojmë këtë mbështetje ndërkohë që bashkësia botërore vazhdon të luftojë këtë sëmundje. #StrongerTogether #AmericaActs” – shkruan Usaid Albania.