Besart Kadia nxjerr ‘zbuluar’ Lulzim Bashën

Zv.ministri i Financave, Besart Kadia e konsideron të parealizueshëm planin ekonomik të Partisë Demokratike.

“Shumica e premtimeve, objektivave se si duhet të jetë Shqipëria, me faturë financiare janë të parealizueshme, në kohën kur jemi në kushte pandemie dhe tërmeti. Nuk mund të pretendosh pa ezauruar këto problematika, të ofrosh një plan jorealist. Më duket si një buxhet jo praktik për ato që janë probleme ekonomike shqiptare sot”, tha Kadia për Vizion Plus.