Bes Kallaku siç nuk e keni parë asnjëherë më parë, ja çfarë i shpreh Xhensilës

Bes Kallaku ka publikuar një foto me Xhensilën në Instagram të shkëputur nga ditëlindja e tij që ka pasur disa ditë më parë. Si gjithmonë, edhe këtë herë aktori i humorit ka preferuar t’i kushtojë bashkëshortes së tij një dedikim me nota humori, që e bën atë më të veçantë dhe të bukur.

Tematika kryesore e ditëlindjes së tij ka qenë fshati dhe për këtë arsye në foton e publikuar ai e quan Xhensilën “katunarja ime”.

“Si e ka ajo konga, “katunarja ime”??? Dashurohu me Zotin, ai do të të dërgojë personin e duhur”, ka shkruar Besi, duke treguar se sa shumë e dashuron Xhensilën.