Berisha zbulon prapaskenat për marrëveshjen e detit me Greqinë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili tha më herët se nuk ka një marrëveshje me Greqinë dhe se marrëveshja e vitit 2009 ishte një tradhti kombëtare e Berishës, Metës dhe Lulzim Bashës.

“Së pari, në marrëveshjen e vitit 2009, LSI ka qenë në opozitë. Së dyti më duhet t’i them publikut se ndjehem i lehtësuar, pasi dëgjuat për treçerk ore se ç’përfaqëson njeriu i cili gënjeu, mashtroi dhe nuk dha asnjë shpjegim. Ai ishte si Kryeministri i dajres dhe kazanit”, tha Berisha në Opinion.

Më tej, Berisha u shpreh se përpara deklaratës së Kryeministrit Mitsotakis në parlament, pala greke ka njoftuar paraprakisht palën shqiptare dhe opozitën e vendit tonë.

Berisha: Qeveria ka notifikuar para deklaratës, autoritetet shqiptare të dy krahët të pozitës dhe opozitës.

Fevziu: Ju thoni që autoritetet greke kanë njoftuar edhe opozitën dhe mazhorancën?

Berisha: Pa diskutim.

Fevziu: Opozitën shqiptare?

Berisha: Pa diskutim, ka njoftuar që do ketë një deklaratë të tillë. Kjo është prsaktikë e civilizuar, normale dhe etike.