Berisha tregon a do kandidojë për deputet

Kandidimi i ish kryeministrit Sali Berisha për deputet ka qenë një ndër çështjet më të diskutuara, pas deklaratës së anëtarit të komisonit të vlerësimit të kandidatëve të PD-së Genc Rulit. Ky i fundit, nënkuptoi se Berisha duhet ta jepte vetë dorëheqjen ndryshe do ta largonte ai.

Ndërkohë, në daljet e tij televizive, ish kryeministri Sali Berisha ka qenë gjithmonë i rezervuar për kandidimin e tij, por mbrëmjen e sotme ka konfirmuar se do të jetë kandidat për deputet. Megjithatë, ish-kryetari historik i PD-së gjatë një interviste të zhvilluar disa çaste më parë, preferoi të mbajë sekret qarkun në të cilin do të kandidojë.

Gazetari: Zoti Berisha ju a do jeni sërish kandidat për deputet?

Berisha: Unë do të jem.

Gazetari: Në cilin qark?

Berisha: Mbetet për tu përcaktuar.

Gazetari: Po dëshirën më të madhe ku e keni? Në Tiranë besoj.

Berisha: Top Secret!