Berisha i publikon foton Saimir Tahirit, ish ministri i përgjigjet ‘flakë për flakë’, i shpërndan postimin dhe habit me atë që shkruan: Vetëm ky nuk më zhgënjen kurrë!

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ish kryeministri Sali Berisha ka postuar një foto-montazh të Saimir Tahirit, ku në postim shkruan: “Has hash pushimet”, duke e shoqëruar me një foto të ish-ministrit, që shfaqet me pushime.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish ministrit Tahiri ku në faqen e tij të Facebook ka shpërndarë postimin e Sali Berishës me mesazhin “Vetem ky s’me zhgenjen kurre ????????????”. Tahiri e ka ironizuar Berishën duke e shoqëruar postimin edhe me disa emoji të qeshurash.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, së fundi është bërë shumë aktiv në rrjetet sociale.

Berisha i publikon foton Saimir Tahirit, ish ministri i përgjigjet