Berisha feston sot ditëlindjen, deputeti trondit me deklaratën, ‘parashikon’ sa do të jetojë ish-kryeministri

Deputeti i opozitës, Ralf Gjoni gjatë seancës së sotme parlamentare ka habitur me deklaratën për ish-kreun e qeverisë, Sali Berisha, ku tha se ky i fundit do të jetojë edhe 10 vite.

“Unë e kam mbajtur maskën gjithë vitit. Prapë më zuri COVID-i në korrik. Kush e mori këtë vendim për maskat? Kë pyeti Rama? E ndërron mendjen si me hënë, është gaforre e ndërron mendjen si me hënë. Ky është i paparë. Ky po përballet me popullin. Do përballeni me inat popullor. A doni ta dini pse Rama është më i aftë se Meta dhe Berisha për pushtet? Sepse është piktor i mirë, pikturon fabula imagjinare. Berisha ka edhe ditëlindjen sot. Sa malet i tha Meta, sa malet edhe 10 vite të tjera në kurriz të shqiptarëve,”-tha Gjoni në fjalën e tij.