Berisha do të rikthehet në krye të PD-së?! Romeo Kara pralajmëron fundin e tij

I pyetur në një intervistë nëse ka ndërmend të rikthehet në krye të PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha tha se ansjëherë nuk e përjashton si mundësi.

Komenti i tij i bujshëm që erdhi pak javë pasi u shpall non-grata nga Amerika u prit në mënyra të ndryshme në media. Kjo pasi nuk pritej vendimi i tij për t’u ringritur ndërkohë që të gjithë po parashikojnë fundin e tij.

Një deklaratë e gjatë ka ardhur edhe nga juristi Romeo Kara i cili u shpreh se nëse Berisha do të vijë sërish në pushtet, fundi i tij është i pashmangshëm.

“Deri me tani PD ka qene, thelbi Berishe dhe aparenca Bashe, prandaj pak rendesi ka nese hiqet maska e Bashes.

Berisha ka treguar, se e djeg PD edhe vendin per menderen e tij, dhe ky rikthim i pashprese, ngjason me rizgjedhjen e tij president ne mars 1997, nderkohe qe vendi po digjej.

Tashme do digjet vetem Berisha dhe berishizmi.” -tha ai ndër të tjera.