Berisha del jashtë çdo parashikimi, plas deklaratën e fortë: Këto tre persona do t’i varja të tre në shtyllë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Berisha, në një intervistë për RTV Dukagjini, u shpreh se Thaçi së bashku me “padronin” e tij, Vuçiqin e Edi Ramën bënë të pamundurën për ta “ndarë” Kosovën. Ai vazhdoi tutje duke thënë se Baton “Stanishiqi”, bashkë me dy të tjerët, Ramën e Thaçin, gjatë tri viteve të fundit kanë bërë një fushatë për ç’bërjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

“Çfarë mund të quhen ata? Nuk kanë asnjë cilësim tjetër, ata të cilët shesin integritetin territorial, sovranitetin, kushtetutën e vendit, nuk iu eci, se Hashim Thaçi bëri gjithçka për shkëmbim territoresh me padronin e tij, Vuçiqin , se Edi Rama bëri gjithçka për ndarjen e copëtimet të Kosovës, ai së bashku me Baton Stanishiqin ndërtuan 3 viteve të fundit dhe bënë një fushatë për ç’bërjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, prandaj, nqs un s’pranoj kurrë akuza ndaj tij apo ndaj tyre për kanibalizëm siç ishte formuluar, absolutisht për aktet që i kanë kryer ndaj Kosovës do t’i varja të tre në shtyllën e turpit të historisë kombëtare shqiptare dhe do t’i dënoja ata në dënimet më të rënda për tradhti kombëtare”, u shpreh Berisha.