Berisha boshatisi Presidencën më 1997, mori në shtëpi qilimin e ardhur peshqesh nga mbreti saudit. Më parë kishte marrë karrigen (DOKUMENT)

Ka qenë proverbiale në atë kohë boshatisja e Presidencës nga ana e titullarit të këtij institucioni Sali Berisha, pas humbjes katastrofike të PD në zgjedhjet e vitit 1997.

Duke e ditur se do të jepte më pas dorëheqjen nga posti i Presidentit sikurse ndodhi, Berisha filloi të merrte një nga një të gjitha pajisjet dhe orenditë, duke pretenduar se i kishte personale pasi i kishin ardhur dhuratë nga ana e miqve të tij.

E filloi me karrigen presidenciale, duke i lënë pasardhësit të tij në këtë post Rexhep Meidanit një karrige të thjeshtë si dhe pajiste e tjera.

Këtë radhë po publikojnë një dokument zyrtar ku shefi i tij i Protokollit i asaj kohe Maxhun Peka më 16 korrik 1997 lëshoi një urdhër në drejtim të degës së magazinës ku nënvizonte se “nga Arabia Saudite Presidentit të Republikës i ka ardhur peshqesh një qilim i cili ka qënë nën ruajtje në Presidencë dhe është bërë hyrje në magazinë.

Me porosi të Presidentit, qilimi do të bëhet dalje nga magazina dhe do të kalojë pranë selisë së Partisë Demokratike në Tiranë”. Ndërkohë që në selinë e PD nuk gjendet më ky qilim.

Shkresa është me numër protokolli, duke treguar qartë se Berisha ka pasur gjithnjë “dorë”, dhe zyrën e tij në Presidencë, sikurse e tregoi dhe më vonë më 21 janar në Kryeministri e quante “kullën” e tij, me gjithë ato që kishte brenda! /(TemA)