Berisha befason të gjithë me deklaratën për Jozefina Topallin

Ish-kreu i PD, Sali Berisha ka thënë se përjashtimi i Jozefina Topallit ishte një gabim i Lulzim Bashës. Berisha në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” ka thënë se Topalli, sipas statutit të PD, ka të drejtë të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

-A është normale që Jozefina Topalli, por edhe të tjerë nuk do jenë në listën e kandidatëve për deputet të PD?

Unë nuk besoj të hyj më emra të veçantë. Sepse PD prej tetë vitesh ka një kryetar të ri. Dhe kryetari i ri ka vendosur të zgjedhë ekipin e tij. Natyrisht unë i kam të qarta prononcimet e mia për largimet e tyre nga lista e vitit 2017. Por siç di unë me statutin aktual të PD zonjës Jozefina Topalli i takon të kandidojë.

-E cilësoni gabim të Bashës?

-E kam thënë unë këtë. Pa asnjë diskutim. Jo vetëm atë, por disa prej tyre. E kam shpallur disa herë atë./Dritare.net