Bëni kujdes, këto janë 3 vatrat kryesore të Koronavirusit në Tiranë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka realizuar së fundmi një takim me epidemiologët dhe mjekët e Tiranës. Ajo ka treguar se institucionet shëndetësore po përgatiten për periudhën e dimrit, për të përballuar situatën e Koronavirusit.

Gjatë takimit, mjekët thanë se të infektuarit janë përqëndruar kryesisht në zonat rurale dhe lagjet e Tiranës. Vatrat kryesore të Koronavirusit në kryeqytet janë: Astiri, Fresku dhe Kodra e Diellit.

“Në punën tonë prej 5 muajsh na ka ndodhur që kryesisht vatrat më të rëndësishme janë në zonat rurale tek Astiri, Fresku dhe kryesisht tek Kodra e Diellit. Kush është kryesore? Vatrat janë të transmetimit komunitar, sidomos me hapjen, sidomos me ceremonitë mortore, festash, ditëlindje që marrin pjese grumbullime të rinj, që kemi vënë re kohët e fundit”, u shpreh njëra ndër mjeket.