“Bëmë mama të të ngjaj”, Inis Gjoni dhe e bija pozojnë si dy modele (FOTO

Shumë nga fëmijët e personazheve të ekranit ngjajnë “si dy pika uji” me prindërit e tyre, por duke i shtuar kësaj edhe veshje të njëjta deri në detaje e madje dhe të njëjtat poza, fëmijët duken si një version pak më i vogël i prindërve të tyre. Prova për këtë është Inis Gjoni dhe vajza e saj, Coco-Antonel. Me të njëjtat syze me skelet të bardhë, cat-eye e me rroba banjot thuajse njësoj, duke pozuar në plazh, Inis dhe e bija nuk mund të ngjanin më shumë me njëra-tjetrën.

Nuk është hera e parë që ato shfaqen me veshje të ngjashme ose të kombinuara së bashku. Gjithsesi, Coco-Antonel, edhe pse i ngjan shumë mamit, ka vendosur të ndjekë hapat e tezes së saj, Ingrid Gjonit dhe të merret me muzikë, duke u angazhuar në kurse këndimi në një moshë fare të vogël.

Foto: