“Bëj si them unë, por jo si bëj unë”, nëndrejtori i spitalit i infektuar me koronavirus thyen karantinën

Nëndrejtori i spitalit të Gjirokastrës Martin Gorici disa ditë më parë u konfirmua pozitiv me covid 19, ndërkohë që duket se nuk i ka pëlqyer aspak fakti që i duhet të qendrojë i izoluar në banesë.

Sot atij i është marrë tamponi i dytë, përgjigjia e të cilit nuk dihet ende ndërkohe që është parë të levizë lirshëm në qytet, madje të frekuentojë dhe disa prej bizneseve, raporton Faxëeb.

Mësohet se ai e ka kryer në mënyrë private tamponin e dytë, ndërsa burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik nuk kanë një përgjigje zyrtare për sa i përket negativizimit të tij. (Edhe nëse i del negativ ai nuk duhet të dali pasi është kontakt i afërt me bashkëshorten dhe vajzën e tij).

Ato janë konstatuar pozitive vetëm disa ditë më pas se vetë Borici, dhe vijojnë që të jenë pozitive dhe të jetojnë në të njëjtën banesë.

Ndërkohë afati prej 14 ditësh nëndrejtorit i përfundon nesër, por përmes njohjeve të tij ka siguruar që tamponi të dërgohet në Tiranë me ambulancë, dhe jo me makinën e DSHP-së siç ndodh e qytetarët e tjerë.