Befason të gjithë me deklaratën Kryemadhi, zbulon ‘sekretin’ që i kanë thënë disa miq të Ramës: Ja ç’po ndodh me kryeministrin

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka treguar se çfarë i thonë miqtë e Edi Ramës për të. Kryemadhi shprehet në emisionin ‘’Kjo Javë’’ se prej kohësh miqtë e tij i thonë se ai është nervoz, në panik, dhe ka frikë teksa nuk bën as gjumë natën.

Po ashtu ajo shton se Rama një nga frikërat më të mëdha ka bashkimin e opozitës, teksa pranon se ka tentuar të negociojë me Metën dhe Bashën, por me të asnjëherë pasi edhe kur çonte ndonjë ‘haber’, dera e LSI i përplasej në fytyrë.

”E kam dëgjuar pas shumë kohësh dje sepse doja dhe të kuptoja gjendjen, sepse është nervoz, nuk është në gjendje të mirë, ka frikë, ka panik, miqtë e tij ma kanë thënë që s’fle natën.

Nuk e besoja pasi papërgjegjshmëria e tij është aq e madhe sa po shkon drejt greminës. E pashë dje që është rëndë psikologjikisht dhe mendërisht, politikisht po e po. Do ishte shumë më mirë po të mbante premtimet e 2013. Një nga frikat që ka Rama është bashkimi i opozitës. Prej më shumë se 2 vitesh ai po mundohet për të përçarë opozitën. Njëherë negocionte me Metën, njëherë me Bashën . Me mua s’e kishte shansin. Sepse çonte ndonjë haber por i përplasej fytyra në surrat menjëherë.

Por po krijon këto. Për hir të së vërtetës Basha ia ktheu përgjigjien. Unë nuk kisha arsye më shumë se z.Basha për t’iu kthyer menjëherë.” – tha Kryemadhi.