Befason Sandër Lleshaj, zbulon marrëdhëniet që ka me Sali Berishën

Ministri i Brendshme Sandër Lleshaj ka zbuluar marrëdhëniet që ka me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.

Ai u pyet se si i komenton denoncimet e ish-liderit historik të PD-së në “Facebook” në lidhje më çështje të ndryshme në vend.

“Nuk kam humbur asnjë mik nga Tropoja, por unë kam miq nga e gjithë Shqipëria. Jo se kam pasur mik (Sali Berishën). Nuk kam pasur marrëdhënie direkte kurrë me Berishën. I ndjek me shpërfillje. Atë meriton, lodhet, harxhon energjitë e tij për të nxirë diçka se nuk mund të nxihet, prandaj them se duhet të shpërfillet. Një shqetësim i atij nuk më ve në lëvizje, por përkundrazi”, tha ai për Euro Neës.