Befason Kryemadhi, zbulon emrin që do ta zëvendësojë Ramën në krye të PS-së

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Aktualitet” është pyetur në lidhje me luftën brenda Partisë Socialiste për lidershipin e saj.

Kryemadhi tha se ka informacione se trashëgimtari i Partisë Socialiste, pas largimit të kryeministrit Edi Rama, do të jetë ose Erion Veliaj ose Taulant Balla ose ndonjë grua, emrin e të cilës Kryemadhi nuk e zbuloi.

“Nuk besoj se Erion Veliajn, Edi Rama e ka një kafshatë. As nuk e besoj fare por do të shikojmë si do të ecë lista e deputetëve di që ka një konkurencë të madhe. Vetë në PS janë të bindur se një mandat i tretë është 1000% i pamundur. Por beteja është midis liderëve të nivelit të dytë se kush do të jetë trashëgimtari i Partisë Socialiste, Erion Veliaj, Taulant Balla apo ndonjë grua. Nuk është ide, kemi informacione, por ka kohë për këtë.”-tha Kryemadhi.