Befason Elisa Spiropali, vlerëson Partinë Demokratike: E tha edhe ambasadorja Kim, ja nga kush duhet ta shpëtojnë Bashën

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka surprizuar teksa ka shprehur vlerësim për kundërshtarët e saj politikë nga ana e Partisë Demokratike. E ftuar në emisionin “Java në RTSH”, Spiropali është shprehur demokratët po mundohen që të ofrojnë një alternativë për të gjithë shqiptarët. Ndërkohë, më tej në fjalën e saj, ministrja socialiste shtoi se kryedemokrati Lulzim Basha duhet “shpëtuar” nga partia e LSI-së.

“Takohet rrugëve dhe cepave me elementë për të marrë vota. Edhe ambasadorja u deklarua se do preferonte që Meta ti kthehej postit të tij. Lulzim Basha dhe PD janë kthyer në një lloj normaliteti në funksionimin e tyre. Kanë përpjekje për të prezantuar ofertë. Ne e themi që Basha i shkretë duhet shpëtuar nga Berisha dhe Ilir Meta,”-tha Spiropali.