Baton Haxhiu zbulon skenarët dhe e thotë me bindje: Ja kush del parti e parë pas 25 prillit

Teksa ka komentuar marrëveshjen që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim firmosën sot për koalicionin paszgjedhor, analisti Baton Haxhiu thotë se PS-ja në këtë sistem zgjedhor më 25 prill do jetë padiskutim parti e parë. Ai thotë se nuk përjashtohet as fakti që LSI-ja të hapë dyert dhe të bashkëpunojë me kryeministrin Edi Rama, për aq kohë që marrëveshja e firmosur sot mes PD-LSI nuk ka efekte juridike.

“Kjo është e vërtetë se ky koalicion për të përmbushur vetëm një kusht parazgjedhor: këta nuk do shkojnë me Edi Ramën dhe t’i bindin elektoratin se nëse votoni për ne, ne do e bëjmë koalicionin bashkë. Dihet kush është i pari në këtë lloj modeli zgjedhor, ose në këtë fushatë zgjedhore. E para është PS. Dallimi më të dytin është i madh. Ne po e bëjmë një koalicion tani dhe nuk jemi në një listë, por jemi kundër Edi Ramës. A i beson dikush LSI që nuk i hap dyert e veta, që për fatin se kjo marrëveshje nuk e ka fuqinë juridike. LSI kërkon që në momentin kur PS i fiton zgjedhjet dhe del e para, ajo mendon se PS nuk do qeveris si e vetme dhe e dyta se nuk do bëjë koalicion me PD, e vetmja shpresë që ndërton LSI është që t’i bashkangitet Edi Ramës dhe ky është momenti që sot kemi një koalicion mes PD dhe LSI”, tha Haxhiu.