Baton Haxhiu me “një gur vret dy zogj”, ikin pa e kuptuar dy gazetaret e njohura të ekranit shqiptar (FOTO)

Gazetarja e njohur, Juli Xhokaxhi, është larguar papritur nga ekrani i televizionit “Abc News”, pasi pa e njoftuar, mësoi nga të tjerë se i kanë mbyllur emisionin e saj politik. Lajmin e ka dhënë vetë Juli nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se emisioni i saj “Byro Politike”, nuk do të transmetohet më në këtë ekran.

Ajo shkruan më tej se nuk i di arsyet e këtij vendimi, pasi nuk ia ka komunikuar njeri, por nuk sqaron nëse bëhet fjalë për largim nga televizioni apo thjesht për mos transmetimin e emisionit.

“Ah se harrova. “Byro Politike” nuk ka më. Një hall me pak. Arsyet nuk i di…se nuk mi tha njeri”, – shkroi Xhokaxhi.

Kjo lëvizje në ekranin e Abc News ka qenë e papritur, dhe në vijëmësi të ndryshimeve të mëdha që po bëhen në këtë telelvizion.

Dje u raportua se pjesë e këtij ekrani do të jetë edhe gazetari Baton Haxhiu. Ky i fundit do të bëjë një emision politik, që do të transmetohet çdo të enjte në orën 21:00, duke konkurruar ballë për ballë me mikun e tij Blendi Fevziu.

Kjo besohet të jetë edhe arsyeja e mbylljes së “Byrosë Politike”.

Gazetari Baton Haxhiu paralelisht është dorëhequr nga drejtimi i televizionit Klan Kosova. Ai mbrëmë ka lënë të kuptohet se e pret një sfidë e re.

“Kam arritur në cak. Më duhet të lëviz. Drejt një adrese të re, një sfide tjetër. Nuk e kam të lehtë, por e këtillë është jeta ime. Ky jam unë”, – ka shkruar Haxhiu në një postim në Facebook.

Besohet se paralelisht ai do të marrë edhe një detyrë ne qeverinë “Rama”. Flitet për një detyrë diplomatike.

Sakaq, “Abc News” është duke bërë ndryshime të mëdha këtë sezon, teksa po ikën garda e vjetër, për t’i hapur rrugë emisioneve të reja. Edhe emisioni i Mirela Milorit është mbyllur në këtë ekran, megjithatë gazetarja paralelisht hapi një emision tjetër në Klan.

Flitet se ende po negiciohet me regjizorin Altin Basha, për të mundësuar edhe emisionin “Portokalli” në “Abc News”. /NOA.al