Baton Haxhiu befason të gjithë, tregon arsyen e vërtetë të takimit Rama-Erdogan, ka të bëjë me Greqinë

Gazetari Baton Haxhiu jep lajmin ne emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama po punon fort per pajtimin Greqi-Turqi dhe per kete qellim te premten eshte per nje vizite ne Athinë.

Pjese nga biseda:

Haxhiu: Një vizitë e Ramës është parashikur në Athinë të premten. Kam një bindje që një marrëdhënie e tillë e shpejtë, e shpeshtë Stamboll -Athinë mund të sjellë një rezultat diplomatik që mund të jetë i rrallë.

Fevziu: Vizita do të jetë për balancë diplomatike?

Haxhiu: Unë mendoj që ka diçka tjetër. Është një negociatë për disa muaj, mos të them më shumë se 5-6 dhe një përpjekje e një shteti të vogël për të pajtuar dy shtete të mëdha.

Fevziu: Gent Caka pajtoi Greqinë me Turqinë?

Haxhiu: Unë mendoj se ndonjëherë njeriu është më i rëndësishëm se sa shteti.

Fevziu: Është Rama vetë thua ti?

Haxhiu: Besoj që po.

Fevziu: Është nismë profesionale apo personale?

Haxhiu: Nuk mund të flasim për detaje. Nëse ju kujtohet kur e kemi bërë një debat për raportin Greqi- Turqi kanë qenë ditët e negociatave, që realisht kanë pas momente të vështira, që në një mënyrë apo një tjetër Kryeministri shqiptar ka bërë çmos që nga Stambolli në Athinë…

Fevziu: Rama ka negociuar mes dy palëve apo është ofruar të negociojë?

Haxhiu: Nuk di detajet, megjithatë është një prej përpjkejeve më të rëndësishme diplomatike dhe politike dhe këto përpjekje besoj që do e kenë një fund.