Bashkimi Europian jep lajmin fantastik për Shqipërinë

Komisioni Evropian ka dhuruar 103,3 milion euro për Shqipërinë, në rrugën drejt integrimit evropian dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Programi pritet që të ndihmojë në sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në përmirësimin e kapacitetit të SPAK, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Në programin e ndihmës do të përfshihet edhe përballimi i pasojave të koronavirusit.

“Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë. Përballë krizës COVID-19, ne kemi bërë rregullime të fondeve ekzistuese për të ndihmuar Shqipërinë t’i rezistojë sfidave aktuale sociale dhe ekonomike. Në të njëjtën kohë, fondet e BE synojnë të mbështesin reformat kryesore që Shqipëria duhet të zbatojë për të ecur përpara në rrugën e saj Evropiane”, – tha Komisioneri i BE për Zgjerimin, Olivér Várhelyi.

Kjo ndihmë nga KE vjen gjithashtu edhe për krijimin e një kornize të qartë të të drejtave të pronës.