Bashkim me Patozin e Topallin për zgjedhje? Hajdari jep më në fund përgjigjen

Deputetja Rudina Hajdari tha se nisma në të cilën ajo është tashmë pjesë, nuk ka si qëllim të gjejë “makinacione” për të shkuar në parlament.

“Me Astrit Patozin dhe Jozefina Topallin marrëdhëniet i kam të shkëlqyera por në zgjedhje, Nisma Thurje do nuk do të bëjë në këto zgjedhje as koalicione parazgjedhore dhe as paszgjedhore.”

“Me zotin Patozi kam një marrëdhënie të shkëlqyer, po ashtu me Topallin. Bisedat nuk kanë reshtur, për vizionin tonë politik. Ne jemi të gjithë aktive dhe po përpiqeni të hedhim hapat tona në zgjedhjet e ardhshme, që të përfaqësojmë ata njerëz që ndihen të zhgënjyer. Ne si grupim i ri, nga aktivistë, duam ta rikthejmë shpresën, të jemi forcë politike e të rinjve dhe të ardhmes”, tha Hajdari për ABC News.

Ndërsa, e pyetur nëse është në bisedime me dy forcat politike të drejtuara nga Patozi dhe Topalli, zonja Hajdari tha:

“Nuk ka asgjë të keqe. E para u uroj suksese dy kolegëve, e dyta jam në një grupim të ri, që ka ndërmend të mos bëjë as koalicione parazgjedhore e as paszgjedhore. Jo nuk do kemi listë të përbashkët. Do përpiqemi t’i mbushim listat tona me njerëz lokale. Jo të gjejmë makinaciione për të shkuar në parlament me çdo kusht. Nuk është ky qëllimi. Kemi kartën 2020. I kemi bërë të qarta qëllimet tona. Ata që do na mbështesin ne, nuk duam që të bëhemi me njerëz të tjerë, se nuk i kemi vizionet e përbashkëta. Ka rënë besueshmëria tek politika, e kemi terrenin e vështirë.”