Bashkëqeverisje Rama-Basha? Analisti i njohur zbulon prapaskenat e forta

Analisti Andi Bejtja ka kohë që është hapur teza se do ketë një qeverisje Rama-Basha dhe sipas tij del nga zyrat e PS-së. Ai tha se kjo është e pamoralshme. Bejtja shtoi se Rama do të donte të qeveriste vetëm. Ai theksoi se nëse Basha pranon të bashkëqeverisë me Ramën do të ishte tradhtari më i madh i kombit.

“Duke parë të gjitha këto që nuk po i përmend po ta them troç që nëse Lulzim Basha pas gjithë këtyre që ka bërë kjo mazhorancë arrin të bëjë koalicion me atë është tradhtari më i madh i kombit shqiptar”, tha Bejtja.