Bashkëpunim me PS, LSI apo PD në 25 prill? Milo tregon se çfarë do të ndodhë: Është çështje ditësh

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Paskal Milo, u shpreh se është në bisedime e sipër për krijimin e aleancave për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa shtoi se finalizimi i kësaj përpjekjeje është çështje ditësh

Ai tha se PS-ja deri tani e ka të mbyllur derën e bashkëpunimit me aleatët, përfshirë dhe PSD-në.

“PS që nga 2017 ka vendosur të garojë e vetme pa aleatë, më duket se kështu do të shkojë edhe në zgjedhjet e 25 prillit. Ne jemi duke parë alternativa të tjera. As në 2017 socialistët nuk bënë aleancë me ne, por na mbajtën pezull, dhe në fund na lanë në mëshirë të fatit për fat të keq. Tani po përsëritet e njëjta histori, i njëjti qëndrim”, tha Milo për Euro News Albania

Ai shton se të gjendur në këto kushte, PSD-ja ka nisur punën për të shqyrtuar aleanca të tjera të përafërta, por nuk dha detaje konkrete.

“Kryeministri ka deklaruar disa herë publikisht se PS-ja do të shkojë vetëm në zgjedhje në koalicion me qytetarët. Ky mesazh është i qartë. Ne nuk jemi nga ata që të trokasin dhe të lypim, por kemi dinjitet, personalitetin dhe dinjitetin tonë, dhe për rrjedhojë në momentin kur disku refuzon të refuzojë të bëjë aleanca me ne. Jemi të lirë të shohim aleanca të tjera të përafërta, të cilat ende nuk i kemi konkretizuar”, tha ajo.

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, shtoi PSD-ja ka rregullat e saj në zgjedhjen e partnerit elektoral.

“Spektri i politikës shqiptare është shumë i gjerë për nga emrat e partive politike, por tepër i ngushtë për nga partitë politike, të cilat që mund të garojnë në mënyrë efektive në tregun elektoral. Ne do të bëjmë aleancë elektorale me ato parti, që ekzistojnë në tregun politik shqiptar dhe që kanë një identitet të qartë politik dhe që garantojnë një fushatë zgjedhore sa më të suksesshme”, shtoi Milo.

“Nuk mund të garojmë të vetëm, prandaj ne jemi në negociata, dhe për sa kohë jemi në negociata, nuk mund të themi se e kemi kryer dialogun dhe nuk kemi ende asnjë përfundim se me kë parti do jemi. Me pak fjalë, jemi në proces dhe nuk mund të themi se kemi vendosur se kemi vendosur të shkojmë me këtë ose atë parti. Kjo është çështje ditësh, do merret vesh”, tha ai.