Bashkëpunëtori i nxori blof, Rama publikon videon nga Shkodra dhe ironizon keq Bashën me Voltana Ademin

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video ku ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha i cili gjatë vizitës së fundit në zonat e përmbytura në Shkodër u nxor blof nga bashkëpunëtorët e tij.

Në video Basha thotë se mungon energjia elektrike, ndërsa bashkëpunëtori i tij thotë se “drita ka pasur”. Kur pyet për mjetet e ushtrisë në dispozicion, kryebashkiakja Voltana Ademi thotë “1”, ndërsa bashkëpunëtori i saj thotë “2”.

Bashkëngjitur videos me ironi Rama shkruan: “Kur do të gënjesh në bashkëpunim.”