Basha vazhdon me kërcënimet ndaj kryeministrit: “Ja si pasuria e tyre po shumëfishohet”

Kreu i opozitës, Lulzim Basha nëpërmjet një deklarare të bërë ditën e sotme tha se Edi Rama dhe ministrat e tij po pasurohen cdo ditë e më shumë ndërsa populli po varfërohet. Ai tha se papunësia është shtuar dhe ka ardhur koha që qeveria të kujdeset për xhepat e shqiptarëve.

“Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij,” shkruan Basha.