Basha publikon videon për Kryeministrin: “Ministrat e tu shtrohen për shtatë palë qejfe në Dubai ndërkohë shqiptarët përballen me…”

Pak momente më parë kryetar i opozitës Lulzim Basha postoi një video në profilin e tij zyrtar në Facebook drejtuar Kryeministrit Edi Rama. Ai nxorri edhe një herë videon e darkës së zyrtarëve në Dubai, mes tyre dhe Samir Mane duke vëmë në epiqendër atë cfarë ka vertetë nevojë Shqipëria.

Basha la të nënkuptohet se ky veprim është i turpshëm dhe i pajustifikueshëm ndërkohë që qytetarët e këtij vendi po përballen me krizën ekonomike ndërkohë që shumë prej tyre ende po flenë nën cadra që nga tërmeti i 26 nëntorit.

‘Ndërkohë që shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.’ -shkruan Basha në diçiturën e videos.