Basha paralajmëron zhvillime të reja: Ky është ndryshimi që do të sjellim ne

Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se është përgjegjëse për situatën e shkaktua nga përmbytjet e reshjeve ditët e fundit, ku shumë banorë u gjendën të rrethuar nga uji. Ai pohoi se nevojitet një qeveri që mendon për paratë e qytetarëve, ndryshim që sipas tij do ta sjellë PD.

“Vendi i përmbytur, në krizë ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen në darka luksoze në Dubai. Është koha të zëvendësojmë qeverinë që mendon vetëm për vete, me një qeveri që mendon për paratë tuaja – jo për paratë e saj. Ky është ndryshimi që do të sjellim ne”, shkruan Basha.