Basha paralajmëron furtunë në polici, ja çfarë do bëjë në 6 muajt e parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se në momentin që do të bëhet kryeministër do të strukturojë policinë e shtetit.

“Policia e Shtetit nuk do të përdoret më për të ruajtur arat me kanabis, nuk do të përdoret më për të përshëndetur kiminelët me makina të blinduara. Policia e Shtetit do tu kthehet qytetarëve. Unë si kryeministër do tua heq nga qafa barrën e shefave mafiozë që i përdorin kundër motrave e vëllezërve të tyre. Në gjashtë muajt e parë do kemi një polici si e standarteve të Kosovës”, shprehet Basha.