“Basha i dërguari i Greqisë në Shqipëri, ja për çfarë është urdhëruar” Petro Koçi plas deklaratën e fortë

Prej disa ditësh debati për kufirin detar me Greqinë është kthyer në një temë diskutimi ku po hidhen akuza dhe kundër akuza të shumta mes palëve politike, një reagim ironik ka ardhur nga zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçi ‘thumbon’ kryedemokratin Lulzim Basha.

Ky i fundit sëbashku me ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë kohës kur ishte ministër i Jashtëm firmosi paktin detar me Greqinë në vitin 2002, duke i falur asaj mijëra kilometra det. Por Partia Socialiste asokohe në opozitë e kundërshtoi paktin dhe e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila e rrëzoi marrëveshjen. Petro Koçi e akuzon sot mBashën se është i dërguari i Greqisë në Shqipëri dhe sipas tij, është urdhëruar të “mbrojë” detin shqiptar.

“I dërguari i Greqisë në Shqipëri Basha është urdhëruar të “mbrojë” detin shqiptar”, shkruan zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.