Basha i dërgon mesazhin e fortë kryetares së LSI dhe aleatëve të PD

Kreu i PD, Lulzim Basha u pyet sot edhe në lidhje me rebelimin e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi për të mos mbajtur maskën, e cila është një masë e detyrueshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Gazetarët pyetën Bashën nëse do i kërkojë Kryemadhit dhe aleatëve të vendosin maskën gjatë daljeve dhe kreu i PD theksoi se apeli më i mirë është shembulli personal që jep, pasi në çdo dalje është me maskë.

“Apeli im është ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe apeli më i mirë është shembulli im personal që prej ditës së parë”, tha Basha.