Basha godet kritikët, zbulon sakrificën e madhe që bën prej punës

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha është shprehur në një intervistë se për shkak të punës si shefi i opozitës kalon disa ditë pa i takuar të bijat e tij.

“Dita ime edhe tani nuk mund të jetë ndryshe. Kur je futur me këtë përkushtim në politikë, pak ndryshim ka nëse je në qeveri apo në opozitë, ti je i detyruar të sakrifikosh. Kush beson te kjo punë dhe tek ky mision, duhet të bëhet gati që të sakrifikojë nga jeta personale dhe familjare. Ja ku po e them shkurt: Kaloj 4-5 ditë pa i parë fëmijët për shkak të orarit. Kurse këta punë quajnë vjedhjen,”- tha Basha.