Basha e ftoi të bëhej kandidat për deputet, gazetari i kthen përgjigjen publikisht kreut demokrat

Gazetari dhe analisti Vehap Kola, ka treguar publikisht se ka refuzuar ofertën e Lulzim Bashës. Kola tha se PD i ka propozuar të bëhet kandidat për deputet, por theksoi se nuk do ta pranojë këtë ofertë.

Kandidati i Bashës deklaroi në një intervistë televizive se nuk beson se është gati të bëhet deputet dhe nuk e ka këtë si qëllim.

“Nuk kam hyrë në asnjë parti. Nuk jam anëtar i ndonjë partie. Më ka propozuar anëtarësia e PD. Jam akoma kandidat për kandidat. Nuk do ta vazhdoj garën pasi nuk kam qëllim të bëhem deputet.

E kam marrë vendimin, nuk do ta vazhdoj këtë garë. Nuk besoj se kam një begraund të mjaftueshëm për të hyrë në politikën aktive, pasi kam qenë më shumë kritik i politikës. Nuk besoj se jam gati”, u shpreh ai.