Balla zbulon vendimin e bujshëm që ka marrë Partia Socialiste për Tom Doshin

Diplomatja amerikane Yuri Kim deklaroi një ditë më parë se kishte marrë garancinë e kryeministrit Edi Rama se Tom Doshi nuk do të përfshihej në asnjë rol në qeverinë e mundshme socialiste pas zgjedhjeve.

Ndërkohë sot, numri dy i PS-së, Taulant Balla deklaroi se Partia Socialiste do të kandidojë e vetme në zgjedhje.

“Ish-deputeti i PS-së Tom Doshi me vendim të grupit parlamentar të PS-së është përjashtuar nga partia. Për çështje që lidhen me persona të partive të tjera pyesni secilën prej partive përgjegjësia e Edi Ramës si kryetar i PS-së dhe i imi si Sekretar i Përgjithshëm është brenda strukturës së PS-së […] sot PS kandidon në zgjedhjet e vitit 2021 pa asnjë aleancë me asnjë parti, të vetmit aleat të PS-së janë ata të cilët e sollën në vitin 2017 në qeverisje, qytetarët e zakonshëm,” – tha Balla.