Balla jep fjalim për mediat nga selia e PS, ndodh e papritura teksa ai flet: “Mos fol, poshtë diktatura”

Numri 2 i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë një deklaratë për mediat live nga selia rozë ku ka folur për lënien jashtë kuvendit të gazetarëve.

Teksa ai ishte duke mbajtur fjalimin e tij, një qytetar në distancë është munduar ta ndërpresë duke bërtitur me të madhe “Mos fol, poshtë diktatura”.

Sakaq, Balla është detyruar të vazhdojë fjalimin e tij pavarësisht ndërprerjeve lidhur me vendimin e SHBA për të vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të lartë të Ballkanit dhe të Kuvendit për lënien jashtë të gazetarëve.

“Qesharak reagimi atyre që janë të shpallur si persona me kontribut negativ. Prandaj do të sugjeroja të heshtin dhe dua të përshëndes SHBA-të për mbështetjen që i japin Shqipërisë për të çuar pra reformën në drejtësi. Dua të nënvizoj që Defender 21 ishte një moment historik. Kuvendi i Shqipërisë do krijojë komunikimet e nevojshme, Nuk ka pasur asnjë qëllim negativ nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.” -tha ai ndër të tjera.