Avokati i njohur paralajmëron fundit e Tom Doshit pas ultimatumit që i vendosi Yuri Kim: “E hëngri Toma…”

Pak ditë më parë amabasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim doli me një paralajmërim dhe një ultimatum për Tom Doshin duke theksuar se ai duhet të largohet dhe të mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Shkak për këtë ultimatum, sipas saj është fakti që Doshi është një ndër figurat politike të korruptuara dhe me dosje kriminale. Kim u shpreh se nëse ai merr pjesë në zgjedhje, Shqipëria e ka humbur rrugën drejt drejtësisë.

Sakaq, avokati i njohur, Altin Goxhaj ka bërë një koment ironizues kundrejt Tom Doshit duke thënë se ky i fundit ‘e hëngri’ tashmë. “E hëngri Toma.. Nuk do e bëjnë Ministër të Brendshëm te Qeveria e re e Ramës. As të Jashtëm! Llaf i sigurtë! Ja tha vetë Rama Jurit!

Pra dekriminalizimi i Lulit më së fundi po jep rezultatet e para”, shkruan Goxhaj në rrjetet sociale.