Avokati i njohur: Basha do bëhet kryeministër kur të fluturojë gomari

Avokati Altin Goxhaj ka dorëzuar në SPAK një kallëzim për Ramën, Manastirliun dhe Komitetin e Ekspertëve duke u bazuar në vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet e mbyllura.

Në një intervistë, u shpreh se këto maska kanë një problem të madh, ndërsa i cilësoi “pa kuptim”, ato që janë prej tekstili.

“Maskat kanë një problem të madh. Duhet të jenë një përdorimshme 4 orarëshe. Maskat tekstil janë si kapelet e kalamajve në festën e abetares. Maska pa kuptim sepse është për të mos lejuar sekrecionet e tua të brendshme ti nxjerrësh jashtë. Kjo është si të vendosësh dy kangjella dhe qeni të hyjë brenda.

Koncepti qëndron që kur shkoj tek SPAK për pandemi, vetëm Fax e bëri. Vetëm Fax Neës shkon në cdo protestë. Të tjerët janë pjesë e lojës”, tha Goxhaj.

Nuk mungoi komenti i tij për kryedemokratin Basha, për të cilin thotë se do bëhet kryeministër vetëm kur të fluturojë gomari dhe shpjegoi se roli i opozitës është të legjitimojë pozitën.

“Kur u pyet Basha që kur u pyet dhe ju tha cdo bëje si kryeministër, kur të fluturojë gomari se ska për të qenë kurrë kryeministër, ai tha: Do ti mbyllja njerëzit se kështu më kanë thënë në Angli, Izrael. Pra do mbyllte në shtëpi ky tjetri.

Përse e bëjnë këtë, sepse e ka detyrë të legjitimojë pozitë. Masat diktatoriale të pozitës ishin gjobat. 50 milionë gjobë për protestuesit, marrin patentën dhe makinën nëse je duke ecur në këmbë. Cfarë tha opozita, thjesht heshti”, tha avokati duke treguar se para pak ditësh doli në seancë gjyqësore për gjobën 50 mln. /faxweb