Autorja e Për’puthen në një lidhje me Atdheun? Ja çfarë thotë ajo…

Pak javë më parë një video ku Olsa Muhameti po intervistonte Atdheun 6 vite më parë në një emision veror u shpërnda menjëherë në rrjet. Të gjithë aludonin se dyshja janë në lidhje dhe po e mbajnë sekret vetëm që Atdheu të bëhet i famshëm.

Në lidhje me këto aludume, vetë autorja e Për’puthen, Olsa Muhameti ka dhënë një intervistë për Top Albania Radion ku tregon se si qëndron e vërteta. Olsa ka mohuar gjithcka duke thënë se nëse Atdheu do të ishte vërtetë i dashur i saj ajo nuk do ta lejonte që merrte pjesë në një format të tillë televiziv.

Autorja e shumëpërfolur shtoi se as që e mbante mend që e kishte intervistuar Atdheun para 6 vitesh madje nuk ka qenë as e pranishme ditën kur ai u shfaq në audicionet e Për’puthen.