Athina zyrtare nuk përmbahet, lëshon akuza të forta ndaj Turqisë, çfarë pritet të ndodhë sot

Athina Zyrtare ka reaguar përsëri ashpër ndaj indiferentizmit të shfaqur nga Turqia sa i përket thirrjeve të komitetit ndërkombëtar për të ulur tensionin në Mesdheun Lindor. Madje, Athina e akuzon atë se me injorimin e saj po përshkallëzon provokimet, duke mos-respektuar në këtë mënyrë edhe rregullat themelore të së Drejtës Ndërkombëtare.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO përgëzoi Ankaranë dhe Athinën për moratoriumin e vendosur mes tyre gjatë festave kombëtare të të dy vendeve. Athina menjëherë i është përgjigjur me një anti-Navtex për kërkime sizmike në zonën e Kretës duke e bllokuar atë për një periudhe të pacaktuar dhe duke shpallur Navtex-in turk të paautorizuar, të paligjshëm dhe që zhvillohet në një zonë që mbulon shelfin kontinental grek.

Çështja e tensioneve greko-turke do të jetë të hënën në qendër të bisedimeve Dendias –Lavrov pasi ministri i Jashtëm rus viziton Athinën.