Astrit Patozi lëshon deklaratën e fortë për Ramën dhe Bashën, nxjerr të gjitha gabimet e tyre: “Gjej vrimë ku të futesh më 26 prill”

Deputeti Astrit Patozi ditën e sotme ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit të vendit Edi Rama si dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha ku thekson se në gjithë këto vite në krye të pushtetit e vetmja gjë që kanë bërë është të përsërisin historinë në mënyrën më të keqe.

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, kryetari i paritsë Bindja Demokratike tha se Rama dhe Basha mund të duken si kundërshtarë por i vetmi qëllim që kanë është të jenë në krye me mashtrime dhe premtime të kota. Ai tha se nuk e kupton përse qytetarët nuk i vënë re premtimet e tyre të zbrazura që duket sikur i kanë ricikluar nga fushata e vitit 2017-të.