Astrit Patozi godet me deklaratën: PD dhe aleatët nuk duhet të ushqejnë iluzione! Ja kur na e mbylli derën Basha

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi tha se partitë e vogla janë të dënuara që të kandidojnë në të gjithë qarqet. “Ne do të kemi kandidatë dhe do të kandidojmë kudo. Këtë na e dikton kodi elektoral.

Nëse në një qark ke një numër mangut, të bie e gjitha lista kombëtare. Është një absurditet, por që ne e kemi marrë parasysh” – tha Patozi.

Ai tha se opozita e PD dhe aleatët nuk duhet të ushqejnë iluzione. “Nuk duhet menduar se Rama s’ka koalicion dhe do të humbasë. Unë s’e ndjej këtë frymë sepse PD na e humbi shansin ta gjithëve kur firmosi marrëveshjen e turpshme te 5 qershorit.

Aty madje PD mbylli çdo urë komunikimi me ne.

Lulzim Basha dhe Edi Rama bënë një listë false të hapur” – tha Patozi në emisionin ‘Java në RTSH.